• |
ide | kryesore

Inter përcakton çmimin e Perisic, vetëm problem nuk është për Manchester United

Sport



Nuk është më mister: Ivan Perisic ka kërkuar shitjen nga Inter, që në këtë sesion të merkatos. Kroati ka dëshirë të luajë në Premier League, saktësisht tek Manchester United që e kërkon prej vitesh, e shoqëria zikaltër po vlerëson situatën. Marotta e Ausilio, ndërkohë, kanë fiksuar cmimin e kartonit të lojtarit: niset nga 40 milionë euro. Problem ka qenë në fakt një nisje e sezonit jo në mënyrën më të mirë, ndoshta për Inter është moment i duhur për ta shitur e për të krijuar një thesar të rëndësishëm financiar për tu përdorur.

Në pritje të një ofertë zyrtare nga Anglia, zikaltrit po mendojnë edhe zëvendësuesin e mundshëm të kroatit dhe emri që po vlerësohet është ai i Ferreira Carrasco, belgut që i pëlqen edhe Milan. Ky në fakt është një operacion i komplikuar sepse për ta marrë nga Dalian Yifang, klubi kinez, duhen shumë para dhe pengesa tjetër është pagesa prej 10 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *