• |
ide | kryesore

José Mourinho, ditëlindja e uruar nga Inter dhe në pako…kulla Eiffel

Sport



Jose Mourinho ka festuar ditëlindjen, ashtu si rrallë herë i ka ndodhur në karrierë… pa një pankinë. Të vetmit që e lanë lënë pa impenjime në 26 janar kanë qenë anglezët, dy herë Chelsea, në 2007 e 2015 dhe tani Manchester United: “Jam në futboll prej shumë vitesh – ka deklaruar portugezi – Pas pak do të kem 56 vjec, jam shumë i ri akoma. Kështu që do shkoj në vendin ku përkas dhe unë i përkas futbollit të nivelit të lartë. Aty do të shkoj”.

56 vjec dhe i njëjti vetëvlerësim pavarësisht dështimit me Red Devils, Jose Mourinho nuk është nga ata që tërhiqen në vështirësinë e parë: 25 “tituli” që ka fituar portugezi në karrierë e tregojnë qartë.

Për portugezin urimet në këtë ditë speciale kanë ardhur nga klubi i tij i zemrës Inter, por brenda pakos së dhuratës fshihet Kulla Eiffel. Jo rastësisht klubi më ambicjoz i Europës, Psg, ka hedhur bazat për të marrë teknikun në Paris. Ndoshta nuk mund të jetë e fundit, sin ë filmin e famshëm të Bertolucci, por tangon e ardhshme Special One mund ta kërcejë vërtetë në Paris.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *