• |
ide | kryesore

Kavajë/ Arrestohen 4 grabitës banesash, akuzohen edhe për pastrim parash

Lajme, Të fundit



Policia ka mundur të zbardhë 13 vjedhje banesash të ndodhura në qytetin e Kavajës dhe fshatrat përreth. Burimet zyrtare tregojnë se është finalizuar operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Katër shtetas, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin për kryerjen e vjedhjeve janë arrestuar nga policia. Ata akuzohen për pastrim parash gjityhashtu.
Personat e ndaluar janë: G. I., 25 vjeç; S. K., 27 vjeç; Q. P., 43 vjeç; V. L., 19 vjeç.
Prej hetimeve të deritanishme dyshohet se katër shtetasit janë autorë të vjedhjes së 13 banesave, të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *