• |
ide | kryesore

Makinat e djegura në Vlorë, në pronësi të një biznesmeni

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e ditës së djeshme, në qytetin e Vlorës janë djegur tre automjete, të cilat mësohet se i përkasin biznesmenit me iniciale E.H.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Policia ka njoftuar se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Makinat janë në pronësi të shtetasit E.H, i cili zotëron dhe një lokal në qytetin e Vlorës së bashku me një të afërme të tij.

Informacion paraprak
Më datë 26.01.2019, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” automjeti tip “Smart” ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *