• |
ide | kryesore

Manastirliu: Nuk do të rritet çmimi dysheme për shërbimet dentare

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 8 në Tiranë, iu përgjigj interesimit të gazetarëve në lidhje me rritjen e tarifave të shërbimit dentar.

Manastirliu u shpreh se nuk do të ketë rritje tarifash. Ajo vijoi duke thënë se nuk është kompetencë e Urdhrit të Stomatologut vendosja e çmimeve dhe se është bërë një padi. Instanca përkatëse do marrin masat sipas ligjit, është shprehur Manastirliu.

“Dua të siguroj qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimeve dentare sepse nuk është kompetencë e Urdhrit të Stomatologëve të vendosë për këtë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë e ka kundërshtuar këtë propozim në mbledhjen e Asamblesë dhe pasi u njohëm me vendimin, kemi bërë padi në gjykatë për ta rrëzuar atë, sepse është një vendim i paaplikueshëm, për shkak se Urdhri ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji. Pra është një vendim që nuk do të zbatohet. Siguroj qytetarët se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi instancat perkatëse do të marrin masat që ju njeh ligji”, tha Manastirliu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *