• |
ide | kryesore

“Mbylleni gojën”: Xhaka shumë shqiptar për të qenë zviceran…

Sport



Granit Xhaka është përfshirë në një konfrontim të shëmtuar me tifozët e Arsenal, në momentin e largimit nga Emirates, pas eleminimit nga FA Cup. Mesfushori natyrisht i dëshpëruar për humbjen 3-1 në shtëpi nga Manchester United në raundin e katërt të kompeticionit, e pa mbrëmjen ti shkonte nga keq në katastrofë, kur u mundua të shkonte në shtëpi.

Një grup tifozësh të Arsenal e kanë kritikuar kosovarin që luan për Zvicrën për performancën e tij, duke i zënë rrugën në dalje – dicka e cuditshme, sipas The Sun, duke qenë se ai ishte larg të qenit lojtari më i keq në mbrëmjen e mjerueshme të Topcinjve. Ndërsa tifozët kanë vazhduar të nxjerrin inatin e tyre, Xhaka i ka thënë prerë: “mbylleni gojën” përpara se të ngrinte xhamin e makinës.

Nuk është se të gjithë ishin polemizues me Xhakën, sepse një prej tyre i është drejtuar “ne të duam shumë”. Vetëm se kjo përplasje verbale e shqiptarit erdhi pas asaj në fushë. Xhaka gati kaloi në kontakt fizik pas një konfrontimi të ndezur me Jesse Lingard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *