• |
ide | kryesore

Morata rrugës për në Madrid, por tek armiqtë e Real

Sport



Një ish-merengues tek Colchoneros, nuk është situata ideale për një lojtar, apo edhe për tifozerinë që dikur e ka urryer e tashmë duhet ta mbështesë. Këto janë përjetimet e Alvaro Morata, që në Wanda Metropolitana shpresën të gjejë veten, e të kthehet në nivelet kur luante për Juventus.

Sulmuesi spanjoll pritet të mbërrijë në Madrid, për të kompletuar transferimin nga Chelsea në Atletico, ku paraditen e të dielës do të kryejë vizitat mjekësore, përpara nënshkrimit të kontratës, për huazim 18-mujor.

Valzeri i sulmuesve tashmë është kompletuar, me Piatek tek Milan, Higuain tek Chelsea e Morata tek Atletico. Mbetet për tu parë nëse në Spanjë, në Madridin e tij, Morata do të mund të sigurojë fanellën e titullarit me Griezmann, Costa e Kalinic konkurentë të fortë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *