• |
ide | kryesore

Ortek në Brezovicë, ndërron jetë një person

Lajme, Të fundit



Humb jetën një person pas rënies së një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Agjencia për Mjedisin njofton se viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se ka humbur jetën.
Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit, një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *