• |
ide | kryesore

Presidenca rumune e konsideron prioritet zgjerimin e BE-së

Lajme, Planet



Ministri i punëve të jashtme, Teodor Meleșcanu, paraqiti, ditën e martë 22 janar 2019, prioritetet e Presidencës rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian në sferën e marrëdhënieve të jashtme në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë/AFET të Parlamentit Evropian, një aktivitet i organizuar tradicionalisht për Presidencën rotative të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në hapjen e seancës, zyrtari rumun, paraqiti kontekstin kompleks evropian, të shoqëruar nga sfida të shumta, në të cilin Rumania ushtron për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE-së. Ai shqyrtoi prioritetet e Presidencës rumune të Këshillit në fushën e marrëdhënieve të jashtme, duke deklaruar se Rumania do të veprojë në mbështetje të Përfaqësueses të Lartë të BE-se për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini.
Ministri Teodor Meleşcanu tregoi se Rumania do të mbështesë forcimin e rolit global të BE-së duke promovuar politikën e zgjerimit, veprimtarisë të Bashkimit Evropian në fqinjësi, duke përfshirë vazhdimin e zbatimit të Strategjisë Globale dhe angazhimet globale të BE-së. Ai përmendi se në këtë drejtim, Rumania do të përqendrohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të sigurojë konsistencën e politikës së BE-së në fqinjësinë lindore dhe jugore, si dhe forcimin e profilit të BE-së në arkitekturën shumëanëshe.

Në të njëjtën kohë, zyrtari rumun theksoi rolin e Rumanisë si një anëtar i komunitetit transatlantik të përkushtuar thellë në mbështetjen e partneritetit BE-NATO, duke përfshirë sinergjinë dhe bashkërenditjen e përpjekjeve të të dy organizatave.

“Prioritetet e zgjedhura nga Rumania për këtë mandat pasqyrojnë ambiciet tona si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe vizionin e vazhdueshëm të vendit drejt së ardhmes së Bashkimit Europian”, tha Teodor Meleşcanu. Zyrtari rumun shprehu gjithashtu gatishmërinë e Rumanisë për të punuar në mënyrë aktive dhe konstruktive me Parlamentin Evropian në interes të qytetarëve evropianë. Ne shpresojmë që mbështetja jonë e përbashkët e shoqëruar me zotërimin e procesit nga partnerët tanë dhe rezultatet konkrete në reforma, të cilat janë kushte për çdo progres të axhendës së zgjerimit, do të krijojnë kontekst të favorshëm për Këshillin që të vendosë nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërine në qershor 2019. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e negociatave të pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu duhet të përfitojë nga vëmendja e BE-së, duke shmangur kështu një qasje të pabalancuar të BE në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor”.

Pas prezantimit të Ministrit rumun, u zhvillua një shkëmbim pikëpamjesh me anëtarët e AFET-it në formën e një sesioni të pyetjeve dhe përgjigjeve mbi temat kryesore të interesit për anëtarët e AFET-it.

Kjo deklaratë u përforcua nga vetë ministri Teodor Meleşcanu, në këtë mbledhje, ne sesionin Q&A, në përgjigje të pyetjes të euro-deputetit Eduard Kukan në lidhje me këtë temë dhe i cili përcakton prioritetin e veprimit të Presidencës së Rumanisë ne lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, dhe i cili mund të gjendet në te njëjtin material video nga minuta 16:35:47 deri ne minutën 16:36:31. Gjithashtu, pozicioni i Ministrit rumun të Punëve të Jashtme mund të gjendet dhe në diskutimin e Ambasadorit të Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea, të datës 22 janar 2019, të mbajtur në Tiranë, në “Europe House” me rastin e aktivitetit të hapjes së Presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian, i organizuar në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, në të cilin Media shqiptare pati hyrje të lire: Gjatë mandatit gjashtëmujor, si Presidente e radhës e Këshillit të BE-së, “Rumania do të veprojë si një ndërmjetës i sinqertë dhe i ndershëm në mënyrë që të gjejë zgjidhje që mundësojnë përparimin e agjendës Evropiane”.

Gjatë mandatit tonë hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit do të bazohen në Raportin e Komisionit Evropian, i cili do të publikohet pranverën e ardhshme. “Rumania do të jetë e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces dhe shpresojmë që Raporti i Progresit të jetë pozitiv, duke bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve evropianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë”.

Duke iu referuar Shqipërisë, Ambasadori Perpelea theksoi se “Rumania do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet e partnerëve tanë Shqiptarë drejt pranimit në BE. Presidenca Rumune e Këshillit të BE-së do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të çuar përpara perspektivën evropiane të rajonit, përfshirë Shqipërinë”. “Rumania do të bëjë çdo përpjekje për të lehtësuar miratimin në qershor 2019 të vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë. Për të arritur këtë rezultat, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të përcaktuara në qershor 2018, do të kërkojë konsensus midis Shteteve Anëtare dhe në këtë proces një faktor përcaktues me siguri do të përfaqësojë rezultatet konkrete të procesit të reformave.
Në këtë drejtim, ne kemi inkurajuar vazhdimisht partnerët tanë shqiptarë që të mbajnë një përpjekje të qëndrueshme reformash në të gjitha nivelet politike dhe institucionale, në mënyrë që të sigurojnë argumente të prekshme dhe të pakontestueshme për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit”.

 



2 Comments

    1. evropa jo me te zgjerohet ashtu ua don qefi ti kthejne ne politika zgjerimi hegjemonin dhe pushtimin ,dhe shkatrrimin ndernjerzore,percaj sundo sic i futen flaken ballkanit ne 1 shekull lindjes se meseme ,tani jua don qefi ti kene hapesir territori te ture qe te mos ua marrin kina amerika rusia,por fatkeqsisht keto politika tashme kan deshtuar bashke dhe me ekonomin e tyre sepse evropa gabij tek ajo qe tashme e ka zbrazur plotesisht 1 besimi tek zoti qe brenda ka vlerat moralin virtytin njerzore ku me kete pasuri permes vlerave,evropa mund te kishte sunduar boten ,por permes antivleres duke shkatrru moralin besimi familjen ,shoqerin ,vetem per interes ekonomik artificialisht terhoqi migrant rriti nje standart cilsie jete permes manipulimit,corientoj tjeret tani ekonomia interesi po i bie,,keta jeten e kishin disiplinuar mbi baza interesi ,ku me ramjen e interesit ,mungesa vlerave dhe ndergjegjes i ven gjith kunder njeri tjetrit,kjo eshte e famshmja politik demokratike dhe kultura interesit evropian qe shum shpejt do te shperthejne si nje rezervare uji qe shperthen dhe zbrazet nga energjit e saje,kuj dhe per cfar do vleje evropa kur per gjithcka konkurojne te gjith me padrejtesi per njeres me drejtesi hak permes vlerave akoma nuk e duan asnje por pikerisht aty gjindet vula zgjilljeve shpetimi per te gjith ky koment behet si perkujtim i te mires drejtes hakut vertetes dhe largim nga padrejtesit ,nga e keqa si nje humbese e trishtueshme per gjinin njerzore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *