• |
ide | kryesore

18 vite pritje, për një karton të kuq në San Siro: Ancelotti tregon fjalën inkriminuese që përdori…

Sport



Për herë të parë në San Siro si kundërshtar pas 18 vjetësh, Carlo Ancelotti nuk kënaqi askënd në mbrëmjen e Milan-Napoli: barazim që nuk i mjaftonte kuqezinjve, ashtu si dhe napoletanëve dhe karton i kuq për teknikun në fund të ndeshjes. “Kartoni i kuq? Më shpëtoi një fjalë e keqe, që nuk e di më nëse është akoma fjalë e keqe – ironizoi Ancelotti -. Fillon me “k” e mbaron me “i”, por nuk i drejtohej as arbitrit për më tepër. Më nervozoi kartoni i verdhë i Fabian. Shpresojmë tia heqin por do të jetë e vështirë”.

Carlo Ancelotti analizon kështu ndeshjen e Napolit në Milano kundër kuqezinjve. “E dhuruam pjesën e parë, në të dytën provuam të fitojmë, por ishim pak të pasaktë”. Nëse ka dicka që shkoi sipas parashikimeve në këtë ndeshje, ishte pritja e publikut kuqezi për ish-teknikun e tyre: “Të kthehesh në San Siro është gjithnjë kënaqësi. Kemi gjetur një ambjent krejt tjetër këtë herë, në krahasim me ndeshjen ndaj Inter: shumë korrekt ndaj Kalidou, e kjo duhet të ndodhë në të gjithë stadiumet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *