• |
ide | kryesore

20-vjeçarja rrëfen gjithçka në polici: E vërteta e vrasjes në Zall Bastar për çështje nderi

Lajme, Të fundit



20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së të dashurit të saj Arben Gjeçit, në Zall Bastar. Ajo ka thënë se kishte shpesh konflikte me bashkëshortin e saj, por ka mohuar që kjo të jetë arsyeja pse kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me viktimën.

Vëllai i Elidës, Esat Cani ka pranuar në polici se ai është autori i vrasjes. Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kur në flagrancë me të dashurin.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë. Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *