• |
ide | kryesore

Dëmtohet Godin: stadiumi duartroket “dezertorin” e klubit

Sport, Video



Nuk ka qenë periudhë e mbarë për Diego Godin, ndoshta i shqetësuar edhe nga situata në të cilin ndodhet: si armik apo dezertor në klubin që e bëri të famshëm. Në fund të pjesës së parë të Atletico Madrid-Getafe, mbrojtësi uruguajan është zëvendësuar për shkak të një dëmtimi në kofshë. Kur emri i mbrojtësit është dëgjuar nga spikeri i stadiumit, kanë mbërritur nga e gjithë tifozeria colchoneros, në Ëanda Metropolitana, duartrokitjet e forta.

Nuk mund ta anashkalonte këtë fakt tekniku i Atletico, Diego Simeone, që ka folur kështu për mbrojtësin uruguajan, që në qershor do të transferohet tek Inter me parametër zero: “Njerëzit e duan Diego, ka gjithë afeksionin e klubit e tifozëve. Dëmtimi? Shpresojmë të mos jetë e rëndë“.

https://www.youtube.com/watch?v=Ad4gN3wFucM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *