• |
ide | kryesore

E rëndë në Fier/ 22-vjeçarin e përplasën me makinë dhe e lanë të vdekur në kanal

Lajme, Të fundit



Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të Njësisë Dërmenas në Fier mbrëmjen e kësaj të diele. Mësohet se viktima është A.Xh, 22 vjeç. I riu dyshohet se është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në kanal me plagë të rënda në trup. I riu është gjetur nga të afërmit që e kanë dërguar në spital. Në anë të rrugës janë gjetur edhe pjesë të vogla makine. Policia thotë se po punon për të identifikuar shkaktarin e aksidentit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *