• |
ide | kryesore

Investigimi i “The Indipendent”: Si u kthye Shqipëria e vogël në “Kolumbinë e Europës”

Kryesore, Lajme



Një tjetër investigim i medieve prestigjioze perëndimore hedh dritë mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Këtë herë është britanikja “The Independent” që e konsideron Shqipërinë e vogël si “Kolumbinë e Evropës”.

“Bandat shqiptare konsiderohen në të gjithë botën në krye të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit. Autoritetet e SHBA dhe BE e kanë përshrkuar të dyja Shqipërinë si një nga prodhuesit dhe shpërndarësit më të mëdhenj të kanabisit drejt BE si një pikë kalimi të rëndësishme për heroinën dhe kokainën. Bazuar në vlerën e drogës së sekuestruar, sipas disa llogarive të bëra, veytëm marijuana gjeneron 4 miliardë dollarë në vit, ose sa gjysma e GDP-së” – thuhet në shkrim, citon lapsi.al.

“Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10% e vlerës që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet – thuhet në shkrim.

Roja bregdetare të cilin kontaktoi gazetari Borzou Daragahi i cili i kërkoi të mos identifikohej i tha se duhet të ishin gjithmonë të kujdesshëm gjatë kontrolleve detare. Rafikantët janë gjithmonë të armatosur dhe nuk ngurrojnë t’i përdorin në rast të ndjekjeve në det. “Vitet 2015 dhe 2016 ishin të tmerrshme” – rrëfeu ai: “Ishte si në Kolumbi”.

“Grupet e trafikimit të drogës janë bërë edhe më të sofistikuara dhe më të fuqishme sa kanë lidhjet e tyre në të gjithë botën” – tha për “The Indipendent” Alfonc Rakaj, një studiues për këto çështje në Tiranë.

“Ata janë mjaft të aftë të menaxhojnë rrjetet në të gjithë botën, nga Amerika Latinë deri në Europë. Është shumë e qartë se të gjitha këto grupe operojnë së bashku me një farë niveli politikanësh dhe mbrojtje policore”.

Mes tjerash investigimi u referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5% të sasisë së të drogës që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” – tha i njëti burim për gazetën. Në shkrimin e publikuar media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës në kontinentin e Europës.

Në investigim nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas “The Indipendent” i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

Ky lloj trafikimi mendohet se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politike, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave të për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

“Është “Kolumbia” e Europës. Është prodhuesi dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”  – theksoi një diplomat.

Në shkrim përmendet edhe Edison Harizaj, i cili u ekzekutua në një atentat në 7 nëntor të vitit të kaluar në autostradën Tiranë – Durrës.

“Ai quhej “il Padrino” ose “fytyrëdjeguri” për shkak të disa shenjave që kishte në anën e majtë. Për vite ai ishte lideri i Vlorës për trafikun e drogës, një njeri që ia doli të ndjerrë jashtë loje ose të eliminojë rivalët e tij duke përdorur dhunën, ose intimidimin, por edhe duke detyruar policinë lokale dhe zyrtarët të godisnin bandat rivale në mënyrë që ai të kishte rrugë të lirë për të vepruar. Kur zyrtarët nuk pranonin të bashkëpunonin, emri i tij nuk dilte në dritë pavarësisht rrethanave. Ai ka qenë nën hetim për vrasjen e një gjyqtari në 2011-ën në Vlorë për çështje pronësie.

Por rivalët e Harizajt nuk u dolën edhe aq keq. Të detyruar të largohen nga Vlora një qytet i dashur për trafikantët për shkak të afërsisë me bregun italian, ata zhvendosën aktivitetet e tyre në Belgjikë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar duke u marrë me biznesin më fitimprurës të kokainës dhe heroinës. Ata grumbulluan pasuri të mëdha, ndërtuan lidhje me homologët italianë dhe latinoamerikanë dhe pastaj, rreth një vit më parë, iu kthyen Hazirajt” – thuhet në shkrim.

Gazetari Borzou Daragahi përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit përmendej në telefonatat dhe përgjimet e trafikantëve. Gazetari tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit. Në shkrimin e gjatë jepet një pasqyrim i detajuar edhe për Klemend Balilin, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Jeni ftohur ne bythe,me tituj bombastike doni me zor qe te Shani veten.Me idiot njerez se shqiptaret nuk ka.E keni idene se kush eshte Kolumbia,Jo baron.jo Eskobar,Jo Bos etj epitete fshataresh.Eskobari bente 60 milione dollars ne dite dhe e shiste ne Amerike.Po amerika ska faj,Po shteti Ameriken ku eshte…

    1. tom ik te frroku se po te pret per te prostitu ndonji femer shqiptare apo vra shqiptar.ik tom tek shoket ndok,dosh,rosh e preng se jeni ber te rames pordh e fend.

  2. O Toma Po ti e ke idene e parave marramendase qe xhirron trafiku i droges? E ke idene e rritjes se numrit te grupeve mafioze shqiptare neper europe? E ke idene e numrit te frikshem te vrasjeve mes bandave rivale ne Shqiperi per shkak te trafiqeve te droges? Informohu dhe do kuptosh se artikuj te tille nuk kane si qellim sharjen e vetvetes por evidentimin e problemit! Kush hesht e nuk flet per to, nuk e do vendin, por partine ne pushtet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *