• |
ide | kryesore

Luftëtari lejoi humbjen më të thellë në shtëpi: tre gola në 7 minutat e fundit, bluzinjtë i hapën portën Kastriotit

F1, Sport, Video



Nuk është cështje sportive: ajo që u pa në Gjirokastër është dukshëm një rebelim i lojtarëve ndaj problemeve financiare të klubit Luftëtari dhe moskorrektësisë në paga. Nuk kishte ndodhur kurrë një prezantim i tillë, për më tepër kundër skuadrës së vendit të fundit në renditje, Kastriotit, që u imponua 1-5 duke e futur këtë ndeshje në histori si disfata më e rëndë ndonjëherë e gjirokastritëve në shtëpi.

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe për Bledar Devollin mund të quhet pikërisht e tillë, tre vjet nga koha kur e shkarkuan nga detyra me klubin ende në Kategorinë e Parë. Do të ishte e bukur ta mendonte kështu tekniku i Kastriotit, por më tepër ishte një neglizhencë totale që Gentian Mezani në pankinën gjirokastrite nuk mund ta shmangte.

Fitorja e Kupës së Shqipërisë në mesjavë ishte gjesti i fundit në pritje të reagimit të drejtuesve, për cështjen e pagave, që as shitja e Rrocës dhe Shkurtajt nuk e përmirësoi. Cfarë do të ndodhte u kuptua që në minutën e 10 kur Xhunior shënoi golin e parë, pas një “pasigurie” të portierit Ruçi.

Pjesa tjetër është statistikore: krutanët dyfishuan, me penalltinë e Markut, ku përfshihet sërisht një situatë e pazakontë, në goditjen me bërryl të kapitenit Rapa. Goli i Filit, i vetmi që ende nuk ka pakënaqësi në Gjirokastër, duke qenë se është bashkuar pak javë më parë, ishte sinjali për shtatë minutat katastrofale të Luftëtarit: Marku në të 83-tën, Rami 3 minuta më vonë dhe Taulant Marku në minutën e 90-të, çuan shifrat në 1-5.

Kastrioti që e nisi fazën e parë pikërisht me një fitore në Gjirokastër, ka filluar ti shijojë kjo situatë, edhe pse është ende në vendin e fundit me 13 pikë. Për Luftëtari, telash është pak të thuhet, në vendin e tetë me 17 pikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *