• |
ide | kryesore

Seks me kolegun në punë? Sondazhi nxjerr të dhëna interesante

Stil



Rregullat për shmangien e lidhjeve dashurore në punë dhe në ambientet e punës të gjithëve i njohin të gjithë. Por meqenëse “molla e ndaluar” është më e shijshme, po ashtu edhe seksi në zyrë dhe seksi me kolegun, gjatë apo dhe pas punës, gjithsesi është joshës.

Për të flitet si për ndonjë fantazi, por askush nuk flet se si ajo fantazi, aty-këtu, në ndonjë qoshe të ambienteve të punës, mund të bëhet edhe realitet të cilin askush në ambientet e punës nuk duhet ta vërejë, shkruan Telegrafi.

A ndodh kështu për shkak të afërsisë, kohës të cilën e kalojnë bashkë apo thjesht për shkak të kimisë, apo seksi ndërmjet kolegëve po merr hov. Një hulumtim i bërë ka treguar që në marrëdhënie seksuale në vendin e punës hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz, madje 90% e tyre ndiejnë simpati ndaj kolegut.

Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e femrave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato për këtë.

Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. 64% e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë koleg, ndërsa 90% e tyre kanë pranuar që ndiejnë simpati ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.

Në marrëdhënie seksuale në vendin e punës kanë hyrë 54% e të anketuare, ndërkaq midis tyre 55% kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18% kanë thënë që seks nuk kanë bërë vetëm një herë.

Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.

Si ndikon seksi në punë?

Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84% e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që afera seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre.

Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që çdo ditë e shohin në punë, andaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm. /Telegrafi/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *