• |
ide | kryesore

PD: Kush janë 9 ish-sigurimsat që po drejtojnë SHISH-in

Lajme, Të fundit
shish pergjim ok.jpg



Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se me ardhjen e Helidon Bendos në krye të SHISH janë emëruar në krye të këtij institucioni 9 ish-oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin duke treguar edhe emrat e tyre.

Përmes një deklarate, deputeti i PD u shpreh se pas bashkëpunimit me krimin, Edi Rama kthen në nivele të larta drejtimit njerëzit e shërbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit.

Emrat

  • 1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
  • 2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë
  • 3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
  • 4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.
  • 5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)
  • 6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.
  • 7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
  • 8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.
  • 9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.

“Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët,  ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës. Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz? Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit”, u shpreh Alibeaj.


10 Comments

  1. nen negjmija apo nena biologjike e rames edvin me sperm stalini qe solli kristaqi nga shen petersburgu po i vendos bijet e vet ne pushtet.

  2. Sa injorant ky Enkeldi ,po mos deshe qe doktoret,piktoret,kengetaret etj te punojne ne SHISH,eshte normale qe agjentet me eksperience te sigurimit do punojne ne ate institucion.

  3. Shumicen e sigurimsave I ka pd antare te pd,ne keshillin kombetar dhe ne kryesi,sali penicilina,lul bakshishi,spaho profesori,paloka thuthuqi etj,ky I ka ne parti kurse per keta qe thote jane ne institucionin ku duhet te jene agjentet

  4. Shkerdhatat e kuq, byth qir keni goj akoma te komentoni per PD rrini mor motra qira rrini urt se pa jua kerku motrat i dergoni ne zyrat e plerave per tjua sh……y

  5. Me mijra jane ba shtetas amerikan me gjith familet e tyne. Me kuc e me mac.
    Kur nuk i prishin pune Amerikes, Albanistanit jo e jo?!

  6. Z. Alibeaj ben mire te shohe burimin nga i ka marre keto te dhena (KP) se ka qene informator i SSH… . Dhe meqe medemek eshte edhe jurist, edhe magjistrat, duhet te dije qe publikimi i te dhenave (te cilat jane sekret shteteror) qe ka bere pa autorizimin e organit kompetent eshte ne shkelje te ligjit (Per Informacionin e Klasifikuar). Ose te shohe vete tek organi i ndjekjes penale ose ky i fundit te shkoje tek ky palo ‘jurist’.

    1. Cilido që ka bërë krime do të vijë “Koha” herët apo vonë që të japë llogari para drejtësisë.
      Që krimet të zbulohen e ndëshkohen e ky na qenka sipas teje “sekret shtetëror”, kjo mund të ndodhë vetëm në shtete ku qeveria është e lidhur me mafien apo në shtete diktatoriale.
      Zbulimit të këtij “sekreti shtetëror” i tremben vetëm ata që i kanë bërë këto krime apo bijve të tyre.

  7. Melodi e vjeter e PD qe e ve ne skena sa here qe i ka punet keq. Se kur i ka mire me ish sigurimsat Sala qeveriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *