• |
ide | kryesore

Shfaqet dokumentari nga viktimat e abuzimeve seksuale të Michael Jackson

Paparazzi, Slider



Është e zakonshme për audiencën në “Sundance Film Festival” që të dhurojë një “standing ovation” në fund të çdo projekti kinematografik që shfaqet aty por këtë herë ky akt ceremonial kishte një domethënie tjetër. Kjo pasi publiku i dhuroi duartorkitjet Wade Robson dhe James Safechuck, dy personave që akuzojnë Michael Jackson për ngacmim seksual dhe e kanë rrëfyer historinë e tyre në dokumentarin e quajtur “Leaving Neverland”.

Wade Robson, i cili pretendon se “Mbreti i Pop”-it ka abuzuar me të që nga mosha 7 deri në 14 vjeç dhe James Safechuck, i kanë bër këto akuza publike pas vdekjes së Jakson në 2009-ën. Dokumentari prej 4 orësh tregon se si jeta e dy protagonistëve u ndërlidh me atë të artistit të njohur në fund të viteve 80, historivtë që kaluan me të dhe se si trauma dhe presioni psikologjik në moshë të rritur bën që të kuptonin që ishin abuzuar seksualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *