• |
ide | kryesore

Valdrin Sahiti:Vajzat nga Kosova dallojnë në stil me ato nga Shqipëria

Paparazzi, Slider



Valdrin Sahiti ka folur dhe për mënyrën si vishen personazhet e njohur apo stilin e vajzave të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mendoj që ka më mirë ose më keq, ka ndryshime që pastaj në bazë të shijes relative njerëzit zgjedhin.  Kosova trashëgon një shije të ish shteteve të Bashkimit Sovjetik, që nënkupton ka një frymë tjetër nga Shqipëria që po kalonte kohën e komunizmit, andaj me eksperiencat e mia kam aluduar që Shqipëria bazohet më shumë në cilësinë, të qenurit komod, të ndjerit mirë dhe kualitetin. Kosova më shumë në të dukurit bukur, të qenurit medoemos IN, ekstravagant dhe shumë trendy pavarësisht brandit.”- është shprehur ai.

Valdrini ka treguar gjithashtu se karrierën e tij e ka filluar pikërisht duke punuar me këngëtaret shqiptare, dhe më tej ka vazhduar bashkëpunimet vetëm me ato që i pëlqejnë dhe sipas tij, plotësojnë standardet shoqërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *