• |
ide | kryesore

Video/ Arrati kampionësh: Juventus i bën të gjithë golat vetë, por në fund pushton Lazion

F1, Sport, Video



Mundësinë për tu shkëputur më shumë në krye të renditjes së Serie A, Juventus nuk është nga ato që e con dëm. Në ndeshjen e fundit të javës së 21 në Olimpico, Lazio ishte e mirë, por jo mjaftueshëm për të ndaluar furinë e bardhezinjve dhe zgjedhjet e panumërta të Max Allegrit në pankinë. Portugezët e Juventus kanë përmbysur autogolin e Emre Can për tu shkëputur +11 nga Napoli i vendit të dytë.

Bardhekaltrit kanë luajtur një pjesë të parë superiore, duke shkuar pranë golit në disa raste, por vetëm një autogol i pafat i Can hapi ndeshjen, duke dhënë iluzionin se kampionët në fuqi mund të pësonin humbjen e parë në kampionat për këtë sezon.

Kaq shërbeu që Juventus të shkundej e Allegri të ndryshonte kartat me Cancelo në lojë. Portugezi nuk ka rast më të mirë për tu kthyer i pari në hierarkti dhe në minutën e 73-të barazoi duke ndjekur mirë aksionin. Vetëm se për të fituar duhej më shumë se kaq. Më saktë duhej një penallti, që e fiton po vetë Cancelo, duke i dhënë mundësinë Ronaldos të shënonte nga pika e bardhë, golin deciziv. CR7 e kishte humbur penalltinë përballë Sorentinos, por Strakosha këtë herë nuk bëri dot mrekullinë, duke dorëzuar fitoren 19 për bardhezinjtë.

Me këtë fitore Juventus arrin në kuotën e 59 pikëve, 11 më shumë se Napoli në vendin e dytë, duke bërë kështu një hap të madh drejt titullit të tetë radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *