• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea fiton pa golat e Higuain, Tottenham eleminohet nga Kupa e dytë brenda javës

Sport, Video



Debutim pa gola i Gonzalo Higuain në Stamford Bridge, por Chelsea nuk e ka problem të avanojë në 1/8-ën e finales, duke mposhtur 3-0 skuadrën e Championship, Sheffield Wendesday. Por nuk është se ka qenë një mbrëmje e bukur për londinezët, sepse skuadra tjetër e qytetit Tottenham është shokuar nga dalja e dytë brenda javës nga Kupat: këtë herë ndëshkues të Spurs kanë qenë Crystal Palace.

Chelsea nuk ka lejuar surpriza në raundin e katërt të FA Cup, edhe pse është dashur një penallti për ta hapur serinë e golave për Blutë. Willian në minutën e 26 dhe talenti Hudson-Odoi në të 64 siguruan konfortin e rezultatit, përpara se braziliani të ekzaltohet përsëri në të 83, pas një asist të Olivier Giroud.

Tronditjen e madhe e ka pësuar Tottenham, pas pas eliminimit nga Carabao Cup duhet të dalë jashtë me shpejtësi edhe në FA Cup. Dështim i fortë për skuadrën e Pochettinos, që është mundur 2-0 nga Crystal Palace.

Pa Delle Alli dhe Harry Kane, por edhe Son, Spurs nuk janë ngjitur dot në nivelin e performancave të fundit, duke u shfaqur dukshëm më të dobët se Crystal Palace, që kaloi në avantazh me Connor Wickham, në të 9 dhe vulosi rezultatin në minutën e 34-të me Townsend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *