• |
ide | kryesore

VIDEO/ Polici vret 30-vjeçarin para shkollës së vajzës (Kujdes! Pamje të rënda!)

Lajme, Të fundit



Janë publikuar pamje dramatike të kamerave të trupit që tregojnë momentin kur një oficer policie vrau një njeri të armatosur në Oregon. Ai nxori një armë dhe e shkrepi pasi po tentohej të largohej nga shkolla e vajzës së tij. Charles Landeros, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në kokë nga efektivi Steve Timm në hyrje të shkollës më 11 janar.

Viktima ishte përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij dhe nuk lejohej ta takonte apo ta merrte atë. Për këtë arsye policia e njoftuar nga drejtuesit e shkollës është përpjekur që ta largojë atë me forcë nga ambientet e saj. Sapo kanë dalë në oborr, 30-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë e ka tentuar të qëllojë ndaj dy efektivëve, por fatmirësisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej tyre.

Në këtë moment polici Steve Timm ka nxjerrë pistoletën e tij duke qëlluar me armë ndaj Charles Landeros, duke e lënë të pajetë. Pas hetimeve veprimi i policit është cilësuar si i justifikuar dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=TJElUJ7IsZI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *