• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-bashkëshortes së reperit P.Diddy

Paparazzi, Slider



Kim Porter, ish-modelja dhe partnerja për shumë vite e reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, ndërroi jetë në muajin nëntor në moshën 47 vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj kishte mbetur i panjohur deri më sot, pasi Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Los Angeles ka shpallur zyrtarisht pneumoninë lobare si arsyen e vdekjes.

Në kohën kur Porter ndërroi jetë, një burim anonim i tha TMZ-së që ish-modelja kishte prej javësh disa simptoma të gripit apo pneumonisë. Mesa duket e gjitha ka ardhur nga komplikacionet e kësaj sëmundje dhe tani vdekja e saj është konsideruar “e ardhur nga shkaqe natyrale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *