• |
ide | kryesore

A do të jetë djali i Spartak Brahos kandidat i PS për bashkinë e Durrësit?

Lajme, Të fundit



Kur kanë mbetur vetëm 5 muaj nga zgjedhjet vendore, Partia Socialiste ka nisur selektimin e emrave që pritet tu besojë postin e kryebashkiakut të qytetit të Durrësit. Zërat për moskandidimin e kryetarit aktual, Vangjush Dako, duket se kanë vënë përpara kohe në lëvizje strukturat e partisë për të mbështetur emra të ndryshëm për pasuesin e tij.

Në media është lakuar këtë të hënë emri i nënkryetarit aktual të bashkisë, Arbër Braho, që e mban këtë detyrë prej 5 vitesh. Ai është djali i deputetit socialist Spartak Braho, një nga themeluesit e Partisë Socialiste.

Gjatë intervistës në “Opinion” pak kohë më parë Dako e la të hapur mundësinë që të mos kandidojë më duke “pranuar me dëshirë edhe përgjegjësi dhe sfida të reja”. Vetë Braho është shprehur se kjo është një dëshirë e tij, por shton se ende nuk e ka marrë një ftesë të tillë dhe se vendimin do ta marrë kryeministri Rama dhe kryesia e PS-së. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Nuk e di dmth ,nuk e di . Bojeni me testament mer vlla me mir,edhe ne bijm rehat .kaq vjet nje dinasti kaq vjet nje tjeter .
    Zot na ruj

  2. Ceka e Braho jane te barazvlefshem per KKK qe punojne me. PPP.
    Me te njejten monedhe do te shperblehen per kontributet anti shqiptare.
    Pinjollet e tyre do jene” kapitalistet ” e ardhshem

  3. Mos u habisni nqs nje dite shihni kte kolopuçin toksik ne Dr, vendosin bandat kush është kryetari. Dhe boll me mendimin qe Durresi është qytet i civilizuar, jane barbare e fshatare ku paradoksalisht pjesa me e civilizuar eshte ish keneta e jo favelat e plazhit, shkozetit apo qytetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *