• |
ide | kryesore

Dekani i Juridikut kërkesë Ministrisë së Arsimit: Duam ambiente për mësim

Lajme, Të fundit



Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor.

“Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.” – thotë ndër të tjera dekani i Juridikut në kërkesën e tij.

Kërkesa e Dekanit vjen në një kohë kur një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pati përplasje mes grupit të studentëve të ngujuar me ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe nuk duan të humbasin vitin akademik. Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim të cilët janë më të shumtë në numër kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar.


3 Comments

  1. Pas takimit me Taulant Ballen te erdhi ideja per kete kerkese, dukshem pjese e planit per te zbehur protesten. Mire do ishte qe fakulteti yt te mbyllej fare per disq vite dhe te vetedorezohesh ne polici per te vetedeklaruar te gjithe krimet e tua. Shpeto shpirtin te pakten

  2. Keta jane krimbat e ketij pushteti qe i sherbejne me devotshmeri per te thyer protesten e studenteve sebashku me pjellat e morrave te kuq -Freshistet-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *