• |
ide | kryesore

‘Donika Prela në përgjimet e dosjes ‘339’, liroi kreun e bandës së Avdylajve’

Kryesore, Lajme

Partia Demokratike ka bërë sot akuza të rënda ndaj Donika Prelës, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një ditë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të shprehet për të në procesin e vettingut. Deputeti Enkelejd Alibeaj zbuloi sot bashkëpunëtorja dhe shoqja e Arta Markut del në përgjimet e dosjes ‘339’.

“Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar Donika Prela në nëntor-dhjetor me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësinë të bëjë verifikim të plotë për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një prokuror i korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar nuk mund të japë drejtësi! Organet e vetingut kanë përgjegjësinë të mos lejojnë që një prokurore me pasuri të pajustifikuar, e dyshuar për lidhje me krimin e organizuar të drejtojë strukturat më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha deputeti i opozitës.

Sipas Alibeajt edhe bashkëshorti i Donika Prelës ka pasuri të pajustifikuara dhe se dyshohet për pastrim parash.
Pas këtyre akuzave kanë reaguar prokurorët e dosjes së famshme ‘339’. Në njoftimin shpërndarë mediave i cili mban firmën e prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi hidhen poshtë pretendimet e PD. Në deklaratën e shkurtër shpërndarë për mediat, ata marrin në mbrojtje Donika Prelën.

“Në lidhje me njoftimin publik të bërë të ditur nga konferencën për shtyp datë 28.01.2019 nga Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratik, se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda znj. Donika Prela rezulton e përfshirë në përgjimet e dosjes Nr. 339 në komunikim me anëtarë të grupit të Avdylajt, ju bëjmë me dije se faktet e deklaruara janë të pavërteta”, shkruhet në deklaratën e prokurëve Vlardimin Mara dhe Dritan Prençi.

Pas kësaj deklarate, Partia Demokratike ka reaguar sërish. Ajo thotë se dy prokurorët e dosjes ‘339’ nuk thonë të vërtetën për Donika Prelën. PD shkon edhe më tej kur thotë se ekziston një përgjim audio i bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë. Po ashtu PD, thotë se ai u la i pafajshëm nga Prela kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

“Në një akt të paprecedentë në historinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka detyruar sot dy prej vartësve të saj të nxjerrin sekretin hetimor. Vetëm për këtë shkelje flagrante të ligjit, Donika Prela duhet të shkarkohet nga organet e vetingut. Vartësit e Donika Prelës nuk thonë të vërtetën. Shefja e tyre është pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve në dosjen 339. Këtë e provojnë përgjimet e muajit janar 2018. Duke qenë se tani Donika Prela e ka cënuar sekretin hetimor, le t’i shkojë deri në fund! Të urdhërojë të bëhen publike përgjimet audio të bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë”, thotë PD në deklaratën e dytë për këtë çështje.

Opozita insiston sërish që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të verifikojë këtë informacion dhe ta detyrojë Donika Prelën të përgjigjet nëse ajo ka urdhëruar dhe firmosur lirimin e kreut të bandës së Avdylajve dhe nxjerrjen e tij të pafajshëm, në janar 2018, kohë kur ajo drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

Mbetet për t’u parë nesër se çfarë vendimi do të marrë KPK-ja për Donika Prelën, e cila u katapultua si e komanduar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda prej Arta Markut, me të cilën ka një raport shoqëror. Pas ardhjes së Prelës te Krimet e Rënda ndodhën edhe transferimet e bujshme të prokurorëve që kishin në dorë dosjen ‘Tahiri’

©LAPSI.al  

11 Comments

  1. C’jane keto reforma ne drejtesi! Ne kemi Kanunin e Sali Vicidolit – tha shpellari.
    Me lahut e cifteli – upergjigjen maloket.

    1. Maloket te kane c’nderu ndonje nga femrat e familjes apo farefisit tend!?Apo ke ndonje problem tjeter qe nuk mund t’a thuash hapur!?
      Ore i paemer…mos je nga ato te fushes (kenetes)mor aman!?

  2. Maloke enveri Ju trodhi,saliu ja u futi ne byth,rama do ju beje njerez qe dhe ju ta shijoni boten,moret vesh o maloker

  3. Maloku te rruan bolet.
    Nderi dhe besa kerkohet aty ku mungon.
    Problem ke ti qe meresh me familjen e te tjereve qe me sa kuptohet je viktim e reagimit tend dhe jo une o loqja e vellait.

  4. A e kuptoni se ky Ipaemer, eshte bajgaxhiu i rilindjes, se qe andej ka ardhur te gjetur ferrave te drizes, e ka ne sjelle si kontigjent guerrilas por qe ka shenja anti kombetare, e na hiqet edhe trim, pa le zuzari. E keshillojme qe te na jape diagnozen e te marrit te partise se tije, pa ia nxjerre ne. qe te shohe se kush e ka qelbur dynjane me felliqesirat morale e politike Berisha apo kerrma Rama. Nje tufe kodoshesh qe po futen ne komente, nga keta qelbesira qe po u vjen fundi. DRIDHUNI<<<<DRIDHUNI, se kesaj here nuk keni vrime shpetimi, ore miza mUTI.

  5. Ai “paemer” eshte Dylber (Bert) autiku me tanga mavi qe 4eshte bere si morr bythe ne kete portal dhe vetem kundershton kot dhe per asgje, sepse per nje byrek te jep dhe gruan.Po ta shikoni per cdo problem shkruan te njeten gje, thjesht e ben copy/paste dhe raporton per te marre supen e dites, ndonjehere i japin dhe sufllaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu