• |
ide | kryesore

“Është gjithnjë kështu me Juventus”: leximi i buzëve të kapitenit të Lazios pas penalltisë, bëhet viral

Sport



“Është gjithnjë kështu”. Me këto fjalë Lucas Leiva, i është drejtuar Giorgio Chiellini në minutën e 87’ të Lazio-Juventus, pas penalltisë që iu akordua bardhezinjve nga arbitri i ndeshjes Guida. Ajo që dëshmon shfryrjen e nervave të kapitenit bardhekaltër është një video tashmë virale në rrjetet sociale që ka filmuar protagonistët menjëherë pas faullit të kryer në zonë nga Lulic ndaj Cancelo, që favorizoi më pas golin vendimtar të Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë. Një gol i rëndësishëm ai i portugezit që i lejon Juventus të Allegri të fitojë një ndeshje të vështirë e të shkëputet +11 nga Napoli i vendit të dytë.




2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *