• |
ide | kryesore

Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

Lajme, Të fundit



Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO.

Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme njoftoi se procedurat nisën këtë të hënë.

Më herët në një deklaratë për Politico sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se Maqedonia së shpejti mund të marrë ftesën për t’u bashkuar me aleancën, pas miratimit që parlamenti grek i bëri ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Ne do të nënshkruajmë direkt protokollin e pranimit. Do të kërkojë ratifikimin nga parlamentet e 29 vendeve, diçka që kërkon kohë”, shtoi ai, duke sjellë si shembull rastin e Malit të Zi, për të cilin ky procesi mori një vit kohë.

E pyetur për kursin evropian të Maqedonisë së Veriut pas ratifikimit nga parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës, zëdhënësja e Politikës së Jashtme të Komisionit Europian, Koçijançiç u përgjigj se Këshilli i BE-së ka vendosur një “rrugë të qartë” për hapjen e negociatave të pranimit në qershor 2019.

“Bazuar në zhvillimet më të fundit, përpjekjet në këtë drejtim duhet të forcohen”, tha ajo, duke vënë në dukje se kriteret përfshijnë zbatimin e “reformave të nevojshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *