• |
ide | kryesore

Grupi parlamentar i PS-së rrëzon dekretin e Presidentit Meta për noterinë

Lajme, Të fundit

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë. Ndërkohë, ata kanë vendosur të rishikojnë ligjin për kadastrën, të kthyer për shqyrtim prej Presidentit.


Ligjvënësit e PS-së nga ana tjetër kanë vendosur të rrëzojnë amendamentet e LSI-së në lidhje me buxhetin. Në dhjetor, LSI kishte kërkuar që buxheti për arsimin të rritej në 5% të GDP-së.


Mbledhja e socialistëve u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Me Dekretin nr. 11054, datë 14.01.2019, Presidenti i Republikës vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

Po kështu pas ligjit “Për noterinë”, Presidenti Meta nuk kaloi as ligjin “Për kadastrën”. Kreu i Shtetit dekretoi kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij por pak ditë më pas kreu i ALUIZNI-t Artan Lame e quajti të paargumentuar kthimin nga Presidenti. Lame deklaroi se në 14 faqe të Presidencës kundër ligjit nuk kishte asgjë dhe asnjë argument.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu