• |
ide | kryesore

I bënte shantazh italianes me foto intime, pranga shqiptarit

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar më datë 23 janar nga karabinierët e Peruxhias. Emri i tij nuk bëhet publik, por mediat lokale shkruajnë se ai ka detyruar një 30-vjeçare italiane të kryejë marrëdhënie seksuale me të përmes shantazhit. Të dy u njohën në Facebook në shtator të 2018-ës.

Italiania i ka dërguar shqiptarit fotografi të pjesëve intime pas komunikimeve të vazhdueshme me të, ku dalloheshin edhe tatuazhe. Fillimisht shqiptari nisi ta shantazhonte gruan duke i kërkuar një takim me të në një pikë karburanti në Peruxhia.

Ai e kërcënonte se do t’ia tregojë fotografitë të shoqit nëse ajo nuk kryen marrëdhënie intime me të. Në SMS i premtonte se do t’ia fshinte fotografitë në rast se 30-vjeçarja do t’ia plotësonte kërkesën. Sipas të njëjtave burime, ajo pranon dhe kryen marrëdhënie me të në makinën e tij, në një parkim.

Por shqiptari nuk e mban premtimin… Përkundrazi, ai i kërkon të kryejnë marrëdhënie edhe një herë tjetër. Ai i shkroi sërish më 19 janar, por këtë herë ajo lajmëroi policinë. Në momentin që italiania del në takim me shqiptarin dhe dalin së bashku në takim, efektivët e policisë ndërhynë duke i vendosur prangat shqiptarit.

https://youtu.be/Ee1NtwBRKTA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *