• |
ide | kryesore

I vrau të birin, shqiptari kërcënon shtetasin italian me Kanun

Lajme, Të fundit



Emisioni investigativ italian “LE IENE”, ka sjellë mbrëmjen e djeshme në vëmendje një nga plagët më të vjetra të shoqërisë shqiptare, gjakmarrjen.

Një shtetas italian, Francesco Scignano ka vrarë një djalë shqiptar me emrin Gjergji. Babai i djalit të ndjerë është betuar që do të marrë hakun e djalit të tij, duke vrarë një nga djemtë e Francescos.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e 18 tetorit të vitit 2015 teksa Francesco dhe gruaja e tij po flinin, Gjergji ka hyrë në shtëpinë  tyre për të vjedhur. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës. I riu shqiptar ka lënë këpucët poshtë dritares dhe është ngjitur për të vjehdur në banesën e shtetasit italian. Duart i kishte mbështjellë me çorape, me qëllimin për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh në sendet që do të prekte në banesë.

Rreth orës 01:20 Francesco është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurmën që vinte nga kuzhina dhe zbret të kontrollojë në errësirë. Ndërkohë që shikon një djalë teksa futet nga dritarja me një kaçavidë në dorë, i trembur Francesco qëllon mbi djalin e Markut dhe Gjergj Gjoni vdes pasi plumbi e prek shumë pranë zemrës. Djali shqiptar tentoi të arratisej por vdes në shkallë nga hemoragjia. Franceso u akuzua për “vrasje në rrethanat e vetëmbrojtjes” dhe sot është i lirë nga akuzat pasi me vendim gjykate ai nuk rezultoi fajtor apo që të ketë pasur qëllime kriminale ndaj shqiptarit.

Por prindërit e Gjergjit mendojnë ndryshe. Gazetari italian Luigi Pelazza i ka vizituar në shtëpinë e tyre në Shqipëri dhe i ka pyetur në lidhje me këtë situatë. Ata besojnë se djali i tyre nuk ishte hajdut. “Djali im ka kaluar me dy shokë afër shtëpisë. Francesco ka qëlluar mbi djalin tim nga dritarja e katit të dytë të banesës dhe gjithçka ka ndodhur pasi kanë pasur probleme lekësh. Djali im punonte tek një italian i moshës rreth 80 vjeç dhe nuk i kishte paguar disa ditë. Ndoshta ai ka menduar se djali im ka shkuar ta grabisë, por nuk është ashtu. Djali im nuk është hajdut,”- rrëfehet Marku nga Fushë Arrëzi, Pukë para kamerave.

Unë do të marr gjakun e tim biri dhe atëherë do të jem shumë i qetë. Unë nuk kam asgjë me Francescon, por me dy djemtë e tij. Nuk më hyn në punë të vras një pensionist pasi ai e ka mbaruar jetën e tij. Francesco duhet të shikojë se si vuhet kur të vritet djali. Ai duhet të ndjejë të njëjtën gjë që ndjeva unë kur varrosa tim bir,”- vijon i ati i të ndjerit më tej.

E pyetur nga gazetari italian, Luigi Pelazza, edhe mamaja e Gjergjit ka thënë të njëjtën gjë. “Nëse Gjergji nuk do ta kishte të atin gjallë, do t’ja merrja unë hakun. Gjaku lahet me gjak,”- shprehet ajo.

Ndërkohë Franceso tregon për kameran se jeton me frikë në shtëpinë  etij, ndërkohë që duhet të jetojë mjaft i lirë, pasi s’ka bërë asgjë të jashtëligjshme. “Unë flej me fturk ngjitur me krevatin sepse kam frikë se mos dikur vjen dhe më vret,”- shprehet pensionisti që në fakt është 65-vjeç, dhe jo 80 siç mendonin prindërit e Gjergjit.

Sërish Marku bëtohet për gjakun e të birit dhe premton se do ta gjejë Francescon kudo që të jetë. “Francesco, faleminderit për vrasjen e djalit. Shteti italian ty të ka fal, ti je gënjy pas asaj falje… Pa të gjetë nuk të la! Edhe gjej vrimë e futu, ku të dush, strehohu sa të dush, mblidh bodigarda sa të dush… A me lek, a me shoqëri, a vet djali, a vet unë, njani do të gjaje e kanë me të ekzekutu,”- shprehet shqiptari, të cilit i është vrarë i biri.

Pelazza ka vizituar gjithashtu edhe fëmijët e ngujuar në të njëjtën zonë dhe një orej tyre është edhe Mario, i cili nuk shkon dot as në shkollë. Mësuese Liljana Luani, e cila u shpall edhe mësuesja e vitit ka marrë përsipër që të shkojë dhe të japë mësim në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar, në mënyrë që të mos dalin nga banesat dhe të mos u rrezikohet jeta. Në fund Luigi krahason situatën dhe i tregon pensionistit italian se në të njëjtën mënyrë do të përfundojnë duke jetuar fëmijët dhe nipërit e tij, pasi ndryshe Marku është betuar se do t’i vrasë. Por kurrsesi, familja italiane nuk pranon të jetojë në kushte ngujuese.

 



6 Comments

  1. Ka nje dore prapa gjothe kesaj propagande te turpshme kunder shqiptareve. Nuk dua te behem komplotist, se ne shqiptaret kemi goxha hapsire per tu permisuar, por e gjithe kjo vale reklamimi negatibe neper mediat perendimore duhet te na shqetesoje, perkundrazi do jete shume vone per te gjithe.
    Lus zotin qe nje dite ai 80% i shqiptareve puntore, familjare e studente qe jane taksapagues neper vendet ku jetojne te dalin mbi ato delet e zeza qe na damkosin.
    Forca bijte e shqipes, keni djersen dhe nderin ne balle e askush smund te na diskretitoje.

  2. Ti kishte dhane edukate djalit qe te mos vidhte nuk ndodhte kjo.
    Ay nuk ka hy ke italiani per te pi kafe dhe me ba muhabet

  3. Natyrisht otkestrimi i mediave italiane është i vjetër kundër shqiptarëve …. objektivi i tyre është të KAPIN Shqipërinë duke fyer e denigruar ato….. TE PASHPRESË!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *