• |
ide | kryesore

Juventus, ndalet Bonucci: rrezikon edhe ndeshjen me Atletico Madrid

Sport



Lajme të këqija në shtëpinë Juventus. Ajo që shetëson klubin bardhezi është gjendja e Leonardo Bonucci, i detyruar të linte fushën e lojës në minutën e 41′ të pjesës së parë ndaj Lazios.

Përmes një deklarate zyrtare, Juventus njoftoi sot se mbrojtësi ka një traumë të kaviljes së djathtë. Juventus njoftoi gjithashtu se Bonucci tashmë është duke u trajtuar për t’u riaftësuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndalesa mendohet të zgjasë rreth një muaj, me numrin 19 bardhezi që mund të humbasë kështu edhe ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Champions League kundër Atletico Madrid e programuar në 20 shkurt.

Vetë lojtari ka siguruar tifozët në twitter, por pa u shprehur për kohën e rikthimit: “Objektivi është i qartë, terapi dhe palestër për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të shijuar fitoret në fushë ashtu si dje me këtë skuadër të jashtëzakonshme”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *