• |
ide | kryesore

KLP shkarkon prokurorin Tom Dedaj për korrupsion

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ditën e sotme është vendosur shkarkimi nga detyra për prokurorin Tom Dedaj. Ky vendim vjen pas akuzave për korrupsion që rëndojnë mbi të.

Tom Dedaj është dënuar në Gjykatën e Shkallës së parë për akuzën e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Hetimet në lidhje me çështjen, kanë nisur pas publikimit të një video investigative.

Në këtë video, supozohet se i pandehuri Fation Zeqja për të marrë kamionin e tij të  sekuestruar me dru, tentoi t’i jepte 200 mijë lekë prokurorit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *