• |
ide | kryesore

Kontratat e pasigurta të futbollistëve në Shqipëri: Dëmtohesh? Problemi yt Chafik…

F1, Sport



Nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, por rasti që ngjan fare mirë me një cështje, duhet të sensibilizojë mbi të gjithë lojtarët që firmosin kontratat, ku përfituesit e vetëm janë klubet dhe menaxherët e tyre, që mendjen e kanë tek përqindja se tek siguria e të asistuarve të tyre. Ndodh në Shqipëri, ndoshta me shumë mundësi edhe në vende të tjera të rajonit, ku forca e klubeve nuk është e tillë sa për të përballuar kosto që shkojnë përtej pagës së lojtarit.

Ka ndodhur kështu me Chafik Tigroudja, që është dëmtuar rëndë dhe ka të nevojshëm ndërhyrje kirurgjikale, që gjithësesi do ti bënte të humbiste sezonin. E kishte konfirmuar këtë, dy ditë më parë edhet tekniku Armando Cungu, përpara ndeshjes me Laçin: “Lojtari ka të nevojshëm operacionin dhe për mua sa më shpejt aq më mirë, në mënyrë që të kapë kontratën e sezonit të ardhshëm”, pati thënë shkodrani.

Por kosto e ndërhyrjes kirurgjikale e më pas pagat e muajve gjatë khës së rikuperimit nuk mund të paguhen për një lojtar që nuk luan ndaj dhe Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me franko-algjerianin. Mesfushori 27-vjeçar dhe drejtuesit verilindorë kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë. Një zgjedhje që Chafik e ka pranuar për të tërhequr dokumentat, pavarësisht se kontratën e kishte të lidhur me Kukësin deri në qershor.

Pak a shumë si ndodhi me Besar Musollin, në të njëjtin klub, e në të njëjtën situatë: kosovari u dëmtua dhe klubi i zgjidhi kontratën, vetëm se pas reagimit të opinionit sportiv Kukësi bëri prapaktheu dhe mori lojtarin sërisht nën kontratë, edhe pse kosovari ende nuk ka zbritur në fushë dhe pritet të jetë në maksimum vetëm në muajin prill.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT:

Zyrtare!

Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Chafik Tigroudja.

Mesfushori 27-vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë .

Mëngjerashi, i cili u bashkua me skuadrën tonë gjatë merkatos së verës, regjistroi 11 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *