• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla rrëfen momentin e dorëheqjes dhe refuzimin e Ramës

Lajme, Të fundit



Lindita Nikolla, ish-ministrja e Arsimit flet për herë të parë për dorëheqjen si ministre e Arsimit, por nuk jep shumë detaje pse Rama e refuzoi. E ftuar në emisionin “A Shoë” në Neës 24 me Adi Krastën, Nikolla pranon që ka qenë e gatshme të largohet nga detyra sapo nisën protestat e studentëve.

“Pse nuk pranoi Rama dorëheqjen time? Këtë pyetje mund t’ja bëni kryeministrit, Unë do të bëja gjithçka që dialogu me studentët të zgjidhej dhe studentët t’i ktheheshin sa më parë auditorëve dhe mësimit” – tha ajo.

Ajo thotë se duhet të largohej pasi “gota i plasi në dorë” dhe se qeverisja pas kësaj kishte nevojë për energji dhe ekip të ri.

“Ishte një moment i fortë që le të themi “gota plasi” në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë” – tha ish-ministrja.

Rama vërtet nuk ia pranoi dorëheqjen Nikollës, por pak ditë më pas e shkarkoi të parën në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *