• |
ide | kryesore

Një tjetër person gjendet i vdekur brenda një pusi pas 2-vjeçarit Julen

Lajme, Të fundit



Pas 2-vjeçarit Julen Rosello, i cili u gjend i vdekur pas 13 ditësh kërkime brenda një pusi, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur sërish në Spanjë.

Trupi i një 45-vjeçari është gjetur i vdekur në fund të një pusi. Personi i paidentifikuar, ishte nisur për një shëtitje rreth orës 12 së bashku me qenin e tij. Ata kishin shkuar në kodrat e Villanueva del Trabuco në Malaga, në Spanjën jugore.

Menjëherë pas ngritjes së alarmit, personeli i kërkim shpëtimit u dërgua në kërkim të tij, përfshirë këtu edhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor.

ABC Spain raporton se burri është gjetur i vdekur duke lundruar në ujë, në një pus të thellë tre metra, rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së hënë.

Ende pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Para rastit tragjik të 2-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet pas një operacioni shpëtimi 13-ditor, autoritetet vendore  kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur qytetarët që të vëzhgonin dhe të njoftonin për çdo pus të paligjshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *