• |
ide | kryesore

Përplasja në universitete/ Kush po e nxit konfliktin?

Arkiva, Kryesore



Në të gjitha mediat e vendit, këtë të hënë, është përhapur një lajm i përplasjes mes dy grupeve studentësh të juridikut, pra mes atyre që qëndrojnë të ngujuar në godinë duke predikuar bojkotimin e mësimit dhe të tjerëve që kërkuan të hyjnë përdhunshëm në mjedise duke predikuar fëllimin e mësimit. Ato u shoqëruan edhe me deklaratat publike të dekanit të këti fakulteti, Artan Hoxha, që i kërkoi Ministrisë së Arsimit sigurimin e mjediseve të tjera për studentët që kërkojnë mësim. Edhe dekani i shkencave sociale, Edmond Rapti, që deri më tani ka qenë më pranë qëndrimeve të studentëve, ka filluar të lëshojë ultimatum për pedagogët që nuk bëjnë mësim.

E gjithë kjo gjendje vjen pas presionit të madh që po zhvillohet nga levat e qeverisë, nga strukturat e PS-së dhe FRESh, si mbi studentët dhe familjet ebtyre në rrethe, po ashtu edhe mbi pedagogët, për të përçarë protestuesit përpara datës 1 shkurt.

L’image contient peut-être : 6 personnes, intérieurL’image contient peut-être : 1 personne, assis et intérieurL’image contient peut-être : 4 personnes

Mesimi i bojkotuar tek filologjiku dhe dy fotot poshte tek shkencat sociale ku protesta studente pedagoge vazhdon

 

Po pse ky aksion përpara të premtes së ardhshme?

Kjo e ka një shpjegim. Sepse qeveria është trembur shumë nga ultimatum që përpos studentëve kanë dhenë edhe mësimdhënësit e tyre. Asambletë e katër fakulteteve kryesore, shkencave sociale, filologjikut, gjeologji Minierave dhe se fundi shkencave të natyrës, mblodhën asamblenë e përgjithshme të universitetit dhe shpallën grevë në datën një shkurt nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

Lexo më tej:

Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e përgjithshme në universitete

Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet
Pra në një farë mënyre, pedagogët që deri më tani ishin nën kërcënimin “edhe sikur një student të dojë të marë leksione ju duhet ti shërbeni” prej një jave kanë hedhur hapin tjetër: kanë shpallur edhe ata grevë dhe protestë nëse kërkesat e tyre nuk përfillen.
Pra qëllimi personal i Ramës për të futur përçarjen mes studentëve dhe pedagogëve duket se pati efektin e kundërt dhe i përbashkoi një pjesë të madhe të tyre.

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Këtë fillim jave jo vetëm tek juridiku, por as tek shkencat sociale dhe tek filologjiku nuk është zhvilluar asnjë orë mësim.
Në dy fakultetet e fundit ku protesta ka marrë një qasje më intelektuale, pedagogë dhe studentë vazhdojnë të bëhen bashkë në leksione spontane dhe flasin për protestën dhe kërkesat e pa plotësuara të dhjetorit.

Por edhe pedagogët qe mbrojnë kauzën studentore duket se janë trembur nga persioni dhe trysnia qeveritare që po ushtrohet mbi kolegat e tyre.
Kjo e ka bërë altivistin e lëvizjes për Universitetin Arlind Qori të thotë sot: ‘Të gjithë ne jemi të lodhur nga lufta e gjatë për universitetin. Po mos pandehni se kundërshtari është i freskët. Kjo ndeshje ka arritur në raundin e dymbëdhjetë. Neve na janë mpirë pak krahët, por qeverisë po i dridhen këmbët. Të mbledhim gjithë fuqinë, që na vjen nga nëpërkëmbja e jetës së shkuar dhe shpresa e një jete të re, dhe t’u japim një të tillë grusht zullumqarëve që ta mbajnë mend për gjithë jetën! Ne kemi kemi vetëm për të fituar, ata vetëm për të humbur”.

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Ata që kanë për të humbur po i shtrëngojnë shumë radhët. Ata po përdorin të gjitha presionet: nxitjen e revoltave për përplasjen mes studentëve, presionet mbi familjarët e tyre si dhe pedagogët dhe përdorimin e kastës së korruptuar të drejtuesve të universiteteve: Qëllimi i qeverisë është i qartë të thyej lëvizjen para 1 shkurtit, pa pranuar të përgjysmojë tarifën e masterit dhe pa pranuar ridiskutimin për Ligjin e Arsimit të Lartë.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Pyrtja kush po e nxit konfliktin ne universitete kerkon nje pergjigje. Nga burime te sigurta behet e ditur se Ver Llapa ka lene bosh vendin e tij tek Rruga e Kavajes per t’i prire studenteve qe kerkojne te futen ne mesim. Konkluzion: Komfliktin ne mes te studenteve po e nxit VER LLAPA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *