• |
ide | kryesore

Policia tregon detajet, si u grabit banka në Tepelenë. Autori i maskuar ia mbath nga vendngjarja

Lajme, Të fundit



Për grabitjen e fialilit të një banke të nivelit të dytë në Tepelenë ka reaguar policia e Gjirokastrës përmes një njoftimi të shkurtër për mediat. Policia konfirmon se ishte vetëm një person që kreu grabitjen, por nuk tregon ende se sa është shuma e grabitur e parave. Më poshtë njoftimi i shkurtër.

“Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i maskuar është futur në filjalin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.”


3 Comments

  1. Autori ia mbath nga vendngjarja?!
    Lajm eshte ky? Kush pret qe hajduti te vjedhe dhe pret te kapet me presh ne dore?

  2. Si ka mundsi qe ne Bulqize kapen grabitesit dhe ne Tepelene nuk u kapen “grabitesit”?
    Bankat i kane te siguruara depozitat dhe kane edhe fondin e perbashket.
    Mendoj se eshte nje bonus qe i jep ripjerdhja militanteve te saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *