• |
ide | kryesore

Roma goditje në mesfushë, afër Barrios të Boca Juniors

Sport



Wilmer Barrios dhe Roma është një histori që po shkruan kapitullin e saj të parë. Klubi verdhekuq është shumë afër blerjes së mesfushorit kolumbian, të Bocca Juniors, protagonist i madh i Coppa Libertadores, finalen e së cilës skuadra e tij e humbi ndaj River Plate. Prej kohësh Eusebio Di Francesco ka ndjekur lojtarin e talentuar me qëllim për të zëvendësuar kapitenin De Rossi kur nuk është në formën optimale, por jo vetëm kaq.

Boca e vlerëson 21 milionë euro lojtarin. Roma interesohet për një huazim me të drejtën e blerjes, ndërsa Bocca kërkon detyrimin. Hapi i fundit që është hedhur këto orë është oferta e formuluar si vijon: huazim për 18 muaj (deri në 30 qershor 2020) për 5 milionë plus të drejtën e blerjes që transformohet në detyrim me arritjen e një numri të caktuar prezencash të fiksuar në 16 milionë. Ky është çelësi që mund të hapë derën për të sjellë Barrios te Roma në orët e ardhshme. Kujtojmë se edhe Real Madrid u interesua për lojtarin, por më pas zhvendosi interesin e tij te Exequiel Palacios të River Plate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *