• |
ide | kryesore

Rumania, në rolin e kryesueses së BE: Dëshirojmë që Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit

Rumania është vendi që mban kryesinë e BE-së për momentin. Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu është shprehur se Rumania dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave në BE.

Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar në Bukuresht. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, – vend që mban presidencën e BE, – ekskluzivisht për Deutsche Wellen dhe radion Digi FM të hënën se “këtë prioritet e kemi marrë nga presidencat e mëparshme të BE, sidomos nga Bullgaria dhe Austria”.


Sipas Melescanit po planifikohet që së shpejti të flitet për këtë, përfshirë dhe takimin më 31 janar në Bukuresht, “fillimisht mes nesh, vendeve anëtare dhe pastaj më vonë do të ftojmë në dialog të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Pozicioni i Rumanisë- Mbështetës i Ballkanit në BE

“Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negociim. Ne dëshirojmë, – dhe ky do të jetë propozimi im – që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore) dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm rumun, Melescanu thekson se “na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë.”

 

1 Comment

  1. po te isha ulleheqes i keti shteti do tu thoja gjitheve faleminderit ,jam ne gjendje jo me te bej bashimin shqiptare tu mundesoj gjenjen e pergjilleshme shqiptareve ne menyre te pa llogariteshme sa qe ju nuk arritet per shekuj me rralle,ne nuk kemi nevoj per ju por ju do keni nevoje per ne ,te vini te na lillni kepuet,vetem per kaq do mjaftonit,edhe pse me ligje politika dhe korrupsion permes sistemeve dhe trysnive shqiptareve ju vollet gjith cka dhe ne mendjen tuaj i dorzuat,nuk i lat asgje ne dore si mundesi vetem besimit ne zot dhe mendjes meshires zotit,ndaj nesh,por kjo ishte pika me e ulet per ne ,ne pozicion me e larta per ju ,por koha do plotsojne kuptimin se imagjinat se fakt qe shqiptaret do fillojne piken me te larte dhe ju do zbrisni ne piken me te ulet,,arsyet shkaqet dituria ullzimi dhe ligjet e zotit per ato qe i kuptojne mbeshteten dhe praktikojne gjithnje japin shprese ,loja juaj ka perfunduar me kohe e deshtuar ne gjitha pikpamjet,tashme un fola vetem me shpresat tek zoti meshira tije ligji tije dhe furrnizimi tije, per ju ju te gjith keni treguar veten ne nje shekull,ndaj nesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu