• |
ide | kryesore

Santiago Solari: “Karim Benzema po luan në nivele të larta që nga fillimi i sezonit”

Sport



Real Madrid më në fund po “buzëqesh” në La Liga. Një javë pas fitores ndaj Sevilla, Merengues arritën një sukses të çmuar ndaj Espanyol duke fituar 4-2 mbrëmjen e së dielës. Karim Benzema ishte një lojtar i rëndësishëm në këtë fitore duke nënshkruar një dygolësh.

Sulmuesi francez bëri një performancë të plotë duke lënë mbresa te trajneri i tij, Santiago Solari. Ky i fundit ka shprehur vlerësimin për Karim Benzema në një konferencë për shtyp pas ndeshjes. “Karim luajti një ndeshje të paharrueshme, të përsosur dhe të plotë. Por kjo nuk është diçka e re, ai ka luajtur në një nivel shumë të lartë që nga fillimi i sezonit dhe për një pjesë të madhe të karrierës së tij”.

Për atë që zëvendësoi Julen Lopetegui në stolin e Realit në tetorin e kaluar, Karim Benzema sjell një formë të romancës në futboll. “Nuk më habit dhe përfitoj nga çdo ndeshje e tij. Sonte jo vetëm tifozët e Real Madridit, por të gjithë dashamirësit e futbollit kanë shijuar një lojë të bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *