• |
ide | kryesore

“Shqipëria 1900”/ Publikohen për herë të parë imazhet e fotografit austriak (FOTO)

Dossier



Historiani dhe arkeologu austriak Karl Paç (Carl Patsch) shkoi në Berat dhe në Vlorë në pranverën e vitit 1900, ku ai njohu momente të ndryshme të jetës shqiptare në atë periudhë. Në maj të vitit 1900, historiani Carl Ludwig Patsche vizitoi Myzeqenë. Me aparatin fotografik që kishte me vete, ai kërkoi të përjetësojë momente të ndryshme të jetës së shqiptarëve në atë zonë.

Një nga fotot tregon muzikantë që luajnë në rrugë, të veshur me rroba tipike të kohës. Një tjetër tregon klerikë të manastirit të Zvërnecit më 1 maj 1900. Më 17 maj, Patsch shkoi në Berat ku i bëri disa fotografi qytetit dhe pazarit të asaj periudhë. Një koleksion i plotë i Carl Ludwig Patsche gjendet në arkivat e albanologut Robert Elsie dhe nxjerr në dritë aspekte të ndryshme të një shekulli më parë në Shqipëri.

Ishte pikërisht Carl Patsch, i cili, me kërkesë të qeverisë shqiptare, themeloi në vitin 1922, Muzeun Kombëtar në Tiranë. Po ashtu, ai ka botuar artikuj për lashtësinë ilire dhe trake si dhe librin Der Sandschak Berat in Albanien (Sanxhaku i Beratit në Shqipëri), në Vjenë në 1904. Carl Ludwig Patsch (1865 – 19450 , historian dhe arkeolog, ka lindur në Bohemi, por u rrit në Ukrainë. Ai studioi historinë, gjeografinë dhe filozofinë klasike në Universitetit e Pragës, ku mori një doktoraturë në 1893.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *