• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Maqedonisë do t’i duhet një vit që t’i bashkohet NATO-s

Planet
stoltenberg



Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s mund të nënshkruajnë këtë javë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Në një deklaratë për “Politiko Evropa”, Stoltenberg ka nënvizuar se protokolli do të nënshkruhet sa më shpejt, por për ratifikimin e tij do të duhet më shumë kohë dhe do të varet nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare.

“Sapo të nënshkruajmë Protokollin, Maqedonia do të ulet në tryezën tonë, por anëtare e plotë do të jetë vetëm pasi që të ratifikohet marrëveshja nga Parlamentet e 29 vendeve anëtare”, theksoi Stoltenberg.

Për të treguar rreth kohëzgjatjes së anëtarësimit në NATO, Stoltenberg mori për shembull Malin e Zi, të cilit iu desh një vit për ta arritur këtë.

Prej kësaj, lihet të kuptohet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të përfundojë gjatë vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *