• |
ide | kryesore

Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve, kërkon verdiktin final të Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ankimuar zgjatjen e hetimeve ndaj tij  me tre muaj. Tahiri ka kërkuar që dosja të shkojë në gjykatë dhe që të jepet për të verdikti final i drejtësisë.

Kujtojmë se pas skadimit të afateve për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj të tjerë.

Shtyrja e hetimeve sipas Prokurorisë ka ndodhur për shkak të disa veprimeve të tjera hetimore. Prokuroria ka deklaruar se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet e hetimit, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.



1 Comment

  1. Dakord……. me kete dinakeri ky kapo drogmeni i vendit kerko drejtesi sepse , pasi ka marre sigurine e kapos se tije ,, Rama, i cili vertetoi se ka kapur hetuesine, e gjykatat, tanika sigurine diktatoriale qe eshte vertetesia origjinale e ketij pushteti me trashegimtare te kohes se kuqaleve. Mos mbani shprese me tek kjo drejtesi e kapur, mos mbani shprese se ajo( drejtesia) do jete per te gjithe, por do te jete ne mbrojtje te bandave, e krimineleve te trasheguar, e ata bandite qe perkrahin kete pushtet mafioz e kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *