• |
ide | kryesore

U mbyt duke peshkuar në Drin, polumbarët nisin kërkimet për trupin e 50-vjeçari

Lajme



Polumbarët kanë nisur kërkimet për të gjetur trupin e peshkatarit që u mbyt këtë të hënë në lumin Drin në një fshat të Lezhës. Agim Zeqaj, 50 vjeçar, u raportua i mbytur këtë paradite teksa po peshkonte. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ishull- Lezhë. Autoritetet ende nuk i kanë zbuluar shkaqet apo rrethanat në të cilat peshkatari është mbytur, ndërkohë që polumbarët e kanë nisur tashmë punën për të zbuluar trupin e të ndjerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *