• |
ide | kryesore

Zbardhet misteri, pse burgu famëkeq i Athinës po kthehet në varrezën e shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Burgu i Koridhalos në Greqi është kthyer në një varrezë për shqiptarët. Pas vrasjes së Arbër Bakos, një 33-vjeçar tjetër shqiptar u gjet i vdekur të dielën në qelitë e burgut.

Mediat greke dyshojnë se vdekja e këtij të fundit ka lidhje me të njëjtin grup të cilët therën Bakon. Pavarësisht se thuhet që 33-vjeçari ka vdekur nga mbidoza, autoritetet po hetojnë edhe për vrasje. Kjo për shkak të lidhjes që kanë pasur dy viktimat në lidhje me vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos në vitin 2017.

Sipas burimeve të gazetës Kathimerinit, 33-vjeçari që u vra të dielën, u ka siguruar strehim dy autorëve përpara vrasjes së avokatit.

Pas arrestimit të dy autorëve, njëri prej të cilëve Arbër Bako, policia kontrolloi apartamentin e 33-vjeçarit në Kallithea, një lagje periferike e Athinës. Atje ata gjetën një arsenal të vërtetë armësh, pistoleta, kallashnikov, pushkë, municione, eksploziv dhe dy uniforma policie.

Shqiptari është i lidhur gjithashtu me disa akte të tjera dhune të hetuar nga policia. Ndërkohë një i burgosour i tretë shqiptar, i cili cilësohet si lider i bandës, i kishte kërkuar 33-vjeçarit të dëshmonte për ngjarjen pas dyshimeve se ishte shenjestër e një tentative helmimi.

Megjithatë, hetimet për vdekjen e të riut shqiptar kanë nisur dhe pritet që shumë shpejt të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore./abcnews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *