• |
ide | kryesore

Acari mbërthen SHBA-në, Trump ironizon ngrohjen globale

Planet



Një valë e madhe ngricash kanë pushtuar Midwest-in në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me temperatura që shkojnë nga 20-30, dhe më shumë gradë nën zero.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ironizoi ndryshimet klimatike.

“Në Midwestin e bukur, temperatura ekstreme -60, më të ftohtat e të gjitha kohërave. Askush nuk mund ti rezistojë këtyre temperaturave. Çfarë po ndodh me Global Waming? Kthehu shpejt, kemi nevojë për ty”, shkroi Trump në Twitter, duke ju referuar ngrohjes globale.

Politikat e tij ekonomike dhe dalja nga Marrëveshja e Parisit kanë bërë që Trump të vihet prej kohësh në qendër të kritikave për anashkalimin e shqetësimit të ngrohjes globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *