• |
ide | kryesore

Air Albania/ Propaganda mashtruese e Edi Ramës

Kryesore, Lajme

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”. Kështu shkruante kryeministri Edi Rama më 4 shkurt 2017 në faqen e tij në Twitter. Rreth dy vjet më pas s’ka asgjë të re as për linjën ajrore as për aeroportin e Vlorës.

Qe prej fluturimit të parë me studentë ekselentë në mesin e muajit shtator, më pas fluturimit me gazetarë dhe më tej fluturimit me të moshuar nuk ka asnjë lajm tjetër nga ‘Air Albania’, kompania kaq shumë e proklamuar nga kryeministri Edi Rama si kompania e flamurit kuq e zi dhe që do të ofronte gjithashtu bileta me çmime më të ulëta.

Fluturimet për pasagjerët nuk kanë nisur ende, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se kjo është një tjetër punë e lënë përgjysmë nga kryeministri. Kanë kaluar rreth 5 muaj që prej 14 shtatorit 2018 kur avioni i parë i pagëzuar me emrin ‘Lasgushi’ mbërriti në Rinas dhe askush s’di të thotë diçka për kompaninë ajrore të krijuar në partneritet me ‘Turkish Airlines’.

Edhe pse herë pas here janë hedhur në publik reagime se kompania është në proces licencimi, dyshimet se projekti Rama-Erdogan ishte në fakt një blof mbeten të mëdha. Rama deklaroi se fluturimet do të nisin shumë shpejt, fill pas muajit të parë që do të ishte muaj prove, por që nga vjeshta e deri më tani në fund të janarit s’ka më asnjë haber nga ‘Air Albania’. Afati maksimal për t’u pajisur me licencë sipas normave europiane shkon maksimalisht deri në 120 ditë. Që prej shtatorit e deri më sot në fund të janarit kanë kaluar më shumë se 120 ditë.

Rama ka deklaruar gjithashtu se në fund të vitit 2019 ‘Air Albania’ do të kishte edhe një linjë direkt nga Tirana për New York, avioni i së cilës do të mbante emrin e Fan Nolit. Por kjo është një ëndërr akoma edhe më e largët. Gjithçka është shfaqur deri më tani në media nën logon e ‘Air Albania’ të lë përshtypjen e një projekti politik mes Ramës dhe Erdoganit, i përzier natyrisht me propagandë nën simbolet kombëtare. Partneriteti mes Turkish Airlines dhe Air Albania është larg të qenit një partneritet komercial. Që prej fillimit ai është shpërfaqur si një projekt me orientim politik.

Në ceremoninë e mbajtur në Rinas kur ‘Lasgushi’ preku për herë të parë tokën shqiptare, Rama gjatë fjalimit shprehu ambicjen edhe për ndërtimin e së paku tre aeroporteve të tjera në vend.

“Ne sot jemi i vetmi vend në Europë që kemi vetëm një aeroport. Pistat e atëhershme ishin vetëm disa rrugë të paasfaltuara por shqiptarët fluturonin me avionë për në Peshkopi, për në Gjirokastër për në Korçë. Nuk po them që ky është synimi i së ardhmes por duam që të mos kemi një aeroport por të kemi të paktën edhe tre aeroporte. Atë të Vlorës, Kukësit dhe Sarandës”, tha Rama.

Me propagandë të madhe Rama ka shpallur publikisht ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sërish në partneritet me kompanitë turke afër presidentit Erdogan. Sipas tij puna në terren do të niste që në verën e vitit 2018. Por më 1 shtator Kryeministri deklaronte se negociatat me palën turke vazhdonin, edhe pse tashmë në Kuvend ishte miratuar një ligj i veçantë për këtë projekt. Sinan Idrizi, përfaqësuesi i kompanive të konsorciumit turk në Shqipëri, deklaronte se puna për aeroportin do të niste brenda muajit shtator. Vjeshta iku dhe ende sot e kësaj dite puna në fushën e Akërnisë në Vlorë puna s’ka nisur.

Askush nuk di të thotë çfarë po bëhet me këtë projekt. Vetë kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të guximshëm. Ai ka thënë se brenda vitit 2021 do të kryhet fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës. Por deri më tani edhe aeroporti i Vlorës njësoj si ‘Air Albania’ ngjan të jetë një blof i Edi Ramës. I vetmi partneritet i tij me Erdogan që duket se ka sukses është projekti për Xhaminë e Namazgjasë. Punimet që nisën 4 vjet më parë po shkojnë drejt përfundimit. Air Albania dhe aroporti i Vlorës deri më tani kanë qenë thjesht propagandë e Kryeministrit të Shqipërisë.

©LAPSI.al 

20 Comments

  1. AIR ALBANIA mund te funksionoje por do kete perhere pengesa nga vendet perendimore sepse eshte teresisht turke.
    Pak a shume nje gje e tille deshtoj edhe ne Bosnje

  2. Po pse o njerez, akoma besoni te Rama, tek ky klloun kryeminister. Eshte bosh, ajo qe thote , nuk ka lidhje me ate qe eshte dhe mund te bej ky njeri. Eshte demagog dhe mashtrues i lindur. Bashke me Lulin , aktrojne si ne teater. Bejne sikur zihen, sikur akuzojene njeri tjetrin, por ne thelb kane marreveshje per te mbrojtur njeri tjetrin , pasurite e vjedhura, nepermjet nderrimit te pushtetit me marreveshje.
    Ndaj dhe Shqiperia rri ne vend numero, te gjithe merren se cfare ppp u dha sot, kush mori leje ndertimi, leket e kujt pastrojne zamiri e Mulaj etj etj si keto.

  3. Te gjithe genjejne,Berisha that qe do mbjelli 20 milion rrenje ullinj dhe u krahasua me Gjermanine.Rama vazhdon genjeshtrat me nastradin,Jo Air Albania Po air rrena.

  4. Me nderhyrjen amerikane rama po I jep duart erdoganit,NATO ne kucove dhe te tre aeroportet do behen,me mbeshtetjen amerikane,duroni dhe do fitoni o shpellare

    1. hiqu ore budalla i rames..ketu po flasim per linjen private te reklamuar nga edvini e jo per nato..Pse ti kujton se edhe nato-n e solli vini jot..budalla rilindas..erdoganin e do se qelbesirlleku otoman i pelqen ridhjrjes demagoge e populiste.

  5. Shpellaret e skifteret te gjithe ne nje,xixa si me I vecanti ky eshte I perkedheluri I lulit dhe saliut. Ky klysh bushyre I ben mire detyrat prandaj I ka zene vendin stalinit zigurit jurit dhe emu,por mos harroni shishet shurres,rradhen e dini vete,Cuna

    1. Merr edhe ti nje bilete per ne Turqi.Ta jep lidhjeri falas, se ai e di qe nuk ka per tu nisur asnjehere avioni ..Te isha si ti do kisha turp e do kisha mbyllur halen, po ju jeni te gjithe spiropaler!

    2. 1 milion here me mire shpellar se sa i zhytur ne llucen e injorances dhe bythelepirjes si ti more zvarranik i kuq. Te qan zemra t’i dedoncosh komentuesit ne Degen e Brendshme, apo jo hale e kuqe? Ptu rrace e felliqur!

  6. Me vjen keq se -ndyten-emrin e -poetit lirik -Lasgushit-por per avionin jo se keta jane lodhur se fluturuari me avion tan,i po fluturojne me -presh-ne -B.thet-Nga ajo rrace mashtruesish jane.

  7. U zgjuat more bushtra te saliut tani edhe te lulit,kur saliu korbi I Zi e therriste erdoganin per inagurimin e rr kombit qe nuk e mbaroje kurr por vetem vodhi bashke me lulin,ju bushtra I lepinit koqet erdoganit se keshtu ju thoshte korbi sali,pastaj luli juaj beri takimin e famshem me Gedafin te cadra e lire ne libi,ju bushtra dhe dobicat e saliut shkoni tani I lepini bythen saliut dhe dilni komentoni me gojen plot Mut vicidoli,Yt rrace bastarde se e ndotet kete vend.dhe mos shkruani me,pushta

  8. Ju lutem te gjitheve ai qe i quan shpellare demokratet le te vije te na beje ndonje GOJORE,s e keni zakon. ju kalbshin eshtrat te gjithe farefisit o shkerllate e rilindjes se vdekur.

  9. Rama kishte qellim të transportonte drogë me ndihmën e Erdoganit dhe paratë t’ i ndante 50 përqind me 50 perqind ose fifti , fifti. Na ka mashtruar si gjithëherë.

  10. Ju qifte erdogani o skiftera shpellare te gjithe bashke me saliun e lulin e gedafit,mor dobicer do rrini urte se ja u solla gjermanin…… Po paloka I pd na doli I paster me apertamentet ne lezhe,cfare do thote luli tani

  11. Shihet qartesisht, se nje fare komentuesi Ipaemer, kodosh si gjithemon, na del ne cdo pas komenti. Ky, ose paguhet, ose eshte si idioti JOTI,,qe rrinte tek porta e PSsenejse,, i pa tru, marionete e mendimit te sektit, degjon nje lajm te stisur, e bam, e ben te mbaruar e perfunduar, degjon ndonje thashethem tek kukullat rilindase, e fap e thote si te vertete, por na thote edhe ca mendime e enderra qe i sheh i gjori kur fle ne ndonje cep te selise , i mbuluar me kartona, e nga merdhitja, na shfryhet ketu ne portal. Ketij, nuk i ka bere pershtypie as gje nga vjedhjet, mashtrimet, pervetsimet, e batakcilleqet qe e kane mbuluar kembe e koke kete pushtet, por kapet pas fijes se barit me opoziten, Kaq di i shkreti, e kaq na thote. Mos u merrni me Mu,,,in, se ju vjen ere, andaj ky idiot duhet abonduar.

  12. ER-DOGani investon vetem ne Serbi, kurse ne Kosove dhe Shqiperi vazhdon te veproje sikurse gjate peridhes se Perandorise Osmane duke ndertuar dhe rinovuar vetem objekte fetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu