• |
ide | kryesore

Alpha Bot, risia më e fundit në sektorin bankar nga Alpha Bank Albania

Arkiva, Stil



 

Përgjatë 21 viteve që Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar, gjithmonë në fokus ka patur klientin, duke krijuar vazhdimisht oferta dhe produkte të favorshme për ta dhe duke u shërbyer me cilësi dhe integritet.

Për të qenë sa më pranë klientit 24 orë në 7 ditë të javës, banka ka krijuar Alpha Bot, ndihmësin virtual, i cili është një risi në sektorin bankar në Shqipëri. Alpha Bot është pjesë e integruar e platformës Facebook dhe i përgjigjet në kohë reale kërkesave për informacion të klientëve që interesohen në Inbox-in e faqes zyrtare të Bankës në Facebook. Por jo vetëm kaq…

Alpha Bot mund të bëjë gjithashtu në kohë reale parashikimin e motit në varësi të vendndodhjes së klientit, të tregojë kursin e këmbimit të ditës, vendndodhjet e degëve, bankomateve, rrjetit të terminaleve POS për pagesat me kartë si edhe shumë informacione të tjera të vlefshme për klientët dhe gjithashtu, bazuar në historikun e bisedave që bën me klientët, u sugjeron atyre produktin financiar më të përshtatshëm për ta.

Për të siguruar mbështetje maksimale për rastet kur klientët kanë kërkesa më specifike, në çdo moment ata mund të kërkojnë vazhdimin e komunikimit me stafin e bankës.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh e kanale të tjera alternative, si ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1,100 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *