Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkuar ditën e sotme drejt qytetit të Shkodrës, në të cilin ka takuar disa tregtarë të këtij qyteti për t’u njohur më mirë me problematikat e tyre.
E ndërsa u ndal tek protesta e 16 shkurtit, ai u shpreh se në këtë datë të gjithë duhet të bashkohen për të rikthyer qeverisjen që mendon për vendin dhe jo për veten.
Basha ftoi të gjithë qytetarët dhe tregtarët që t’i bashkohen luftës për rrëzimin e qeverisë.
Bashkëbisedim me një prej tregtareve në Shkodër
Lumturia, tregtare: As sefte skam bërë
Basha: Sa kohë ke që punon këtu?
Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.
Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.
Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.
Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.
Ik ere rrote Edi. Zhduku ne Hollande o kar me zile
ahahah .. ky me shkrin mua me keo frazat shabllone te dala boje …. ”” qeverisjen që mendon për vendin””